Lubonja: Nuk bindem dot që SPAK është i pavarur, po e përdorin si fasadë!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se sistemi kriminal në Shqipëri është thelluar, duke shtuar se SPAK nuk ka kthyer as përgjigje për skandalin e inceneratorëve. Nga studio e News24, Lubonja tha se sot kemi shumë të panjohura mbi pavarësinë e SPAK.

“Pyetja është sesa i pavarur është SPAK. Kemi shumë të panjohura. Nuk dimë mirë raportet që ekzistojnë në SPAK, këta amerikanët që thonë se janë mbrapa, duhet të kuptojmë se ku janë pas?

Çështja është e hapur dhe mund të them se ku unë anoj më shumë. Kur Rama u bashkua me Metën, ai tha se kjo nuk është çështje personash, por sistemi.

E vërteta është se këta e kanë perforcuar sistemin. Tani drejtorët marrin paratë të gjitha për vete dhe bëhet fjalë për miliona.

Sistemi është i thelluar dhe kriminal. E përdorin SPAK si fasadë, që ne nuk jemi si Berisha, ne dorëzojmë të korruptuarit. Ahmetaj është goditur më egër. Akoma nuk kemi përgjigje nga SPAK për inceneratorët.

Mendoj se tek fjala e Veliajt thuhej se të arrestuarit duhet të qëndrojnë, duke iu bërë me dije se ata e kontrollojnë SPAK-un dhe do vijë një kohë që do lirohen. Te fjala e Veliajt sikur iu bëhej thirrje të arrestuarve që mos të flasin shumë”, shprehet Lubonja.

Më tej, Lubonja nënvizoi se nuk beson se SPAK është i pavarur, pasi nuk heton shumë krime.

“Gazment Bardhi bëri kallëzim për vëllanë e Edi Ramës. Menjëherë maxhoranca tha se do ngrejë padi ndaj Bardhit. Nëse ti kontrollon drejtësinë, me gjyqe false e dobëson opozitën.

Nuk bindem dot që SPAK është i pavarur, sepse nuk shkon në shumë krime që po bëhen sheshit. Krimi i organizuar pastron paratë me ndërtime dhe nuk ka shkuar këtu.

Në tërësi nuk shkon tek sistemi, që ka cikël krimi që është në rreth vicioz. Përfundimi është se ne ushqehemi të gjithë nga një ekonomi kriminale, këta godasin kundërshtarët, nuk i hyjnë sistemit”, deklaroi Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …