Përplasja mes Policisë dhe Ballës për skandalin në TIMS, pse ministri gënjeu edhe SHBA-në?

Pse Balla gënjeu duke mashtruar opinionin dhe madje edhe SHBA, me deklaratën se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje nga sistemi TIMS, në një kohë që arrestimi i njeriut të tij sonte provon të kundërtën?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mohuar çdo mundësi se nga sistemi TIMS kanë rrjedhur të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Çështjeve Europiane, ministri tha se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura, teksa shtoi se atij i rezulton që nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje.

“Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve. Dua të vlerësoj asistencën e SHBA-ve. Dua të falënderoj partnerët. Gjatë verës së vitit të kaluar sistemi u sulmua, por dua t’ju garantoj se sistemi është 100 % funksional.

I kam kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Ka qenë dhe rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës. Garantoj çdo qytetar shqiptar dhe të huaj, ka hyrë apo ka dalë nga vendi, kemi një qendër të operimit të të dhënave, që ka standardet më të mira. Pretendimet të verifikohen edhe nga prokuroria. Në aspektin tim si ministër i Brendshëm nxis që të hetohen çdo rast nga prokuroria. Rezulton se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje”, u shpreh Balla.

Por deklarata e Ballës bie në kundërshtim me Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbiëqyrjes Policore që denoncoi në Prokurori skandalin e vjedhjes të të dhënave të hyrjes dhe daljes së shtetasve në territorin e Shqipërisë.

Kallëzimi është bërë për “shpërdorim detyre” dhe dyshime për ndërhyrje në mënyrë të paautorizuar në sistemet e policisë së shtetit. Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar nga AMP të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues dhe efektivët bazë që kanë pasur lidhje me rastin konkret.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …