Berisha: Këto 100 ditë qëndrese do të përjetësohen në muret e historisë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke mbajtur fjalën në ditën e 100 të tubimit qytetar tha se secili nga ne duhet të kuptojë rëndësinë e betejën që po luftojmë.

“Historia e Shqipërisë është një histori drite dhe errësire.

Shqipëria ka vuajtur copëtime dhe diktatura. Këto janë errësira që kanë nxirë një pjesë të historisë sonë.

Por gjithashtu historia e Shqipërisë është ndriçuar nga qëndresat, revoltat, betejat heroike të shqiptarëve, që kanë sjellë dritë në historinë e kombit tonë.

Janë këto beteja për liri dhe dinjitet dhe qëndresa epike që kanë kthyer fatin e Shqipërisë më shumë se një herë.

Që kanë shpëtuar atdheun tonë dhe që u kanë dhuruar pasardhësve shqiptarë lirinë dhe dinjitetin që meritojnë.

Në këtë kontekst, këto 100 ditë qëndresë, do gdhenden, do përjetësohen në muret e historisë.

Miqtë e mi, këto 100 ditë qëndrese radhiten së bashku me qëndresat e mëdha të kombit shqiptar për liri dhe dinjitet.

Sepse asgjë nuk e paraqet më qartë luftën e të mirës kundër të keqes se sa kjo betejë që zhvillojmë ne sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kandidati që bashkon Tiranën

Fation SOKOLI Kandidati qe mund te bashkoje Tiranen “A i duhet Tiranës një politikan që …