Berisha: Rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar, një periudhë e artë për vendin po afron!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha në fjalën e tij, në ditën e 100 të tubimit qytetar se rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar. Berisha tha se një periudhë e artë për vendin tani po afron, periudhë e lirisë pa diktaturë.

“Në këto 100 ditë shprese, ndërkohë që Edi Rama kërkon të shuajë qenien shqiptare, duke kalkuluar kushtet që shqiptarët të ikin, duke shkatërruar institucionet e kulturës tonë, duke shpërbërë traditat tona, ne mishëruam më së miri se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, çfarë do të thotë të marrësh fatin në duart e tua si shqiptar”, tha Berisha

“Ajo ngjitëse që tentuan të vendosin në gojën e Sali Berishës për ta heshtur atë, është ngjitur në murin e kësaj rruge dhe shkruan me të madhe: Rruga e Shpresës.

Dhe kjo rrugë shprese është sot parlamenti i vërtetë i shqiptarëve.

Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për oratorët e këtij parlamenti që me guximin, fjalën e tyre dhe të vërtetat që mbrojtën, u bënë zëri i guximit, i dinjitetit, zëri i të vërtetave të mëdha për çdo shqiptar.

Kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët e të gjitha mosheve, profesioneve, krahinave nuk janë përfaqësuar më me dinjitet në Rrugën e Shpresës.

Zoti ju bekoftë!

Të dashur miq, këto ishin 100 ditë shprese.

Deputetët demokratë iu bënë mbështetësve të tyre dhuratën më të madhe.

Sot PD është një parti e bashkuar nën vullnetin e shumicës së saj.

Këto 100 ditë shprese, ringjallën shpresën te shqiptarët.

Ditën e parë që kam follur nga kjo dritare, u kam thënë se e ndjej erën e ndryshimit që po fryn.

Të gjithë e pamë se kjo erë ndryshimi që filloi nga këto me disa qindra vetë u shndërrua më 20 shkurt në një uragan shprese me qindra e mijëra shqiptarë që dyndën sheshin në protestën më monumentale në 33 vite demokraci.

Në këto 100 ditë shprese, ndërkohë që Edi Rama kërkon të shuajë qenien shqiptare, duke kalkuluar kushtet që shqiptarët të ikin, duke shkatërruar institucionet e kulturës tonë, duke shpërbërë traditat tona, ne mishëruam më së miri se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, çfarë do të thotë të marrësh fatin në duart e tua si shqiptar.

Ne dëshmuam me qëndresën tonë ndaj armiqve të njerëzimit, Soros, McGonigal, dëshmuam se kauza jonë është e drejtë dhe e pamposhtur siç ishte forca e shpatës së Gjergj Kastriotit, forca e mirësisë dhe mëshirës së Nënë Terezës.

Ne dëshmuam veten shqiptarë të vërtetë.

Zoti i bekoftë shqiptarët.

Prandaj miqtë e mi, kemi arritur shumë këto 100 ditë.

Shqipëria nuk është më e njëjta me atë që ishte 100 ditë më parë.

Rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar dhe një periudhë e artë për vendin tani po afron, periudhë e lirisë pa diktaturë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …