Argita Malltezi në protestën qytetare para Bashkisë

Pjesë e protestës ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës u bë dhe Argita Malltezi, e cila u fotografua në mes të protestuesve.

Afro dy orë ka zgjatur protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarë të zemëruar kërkuan me çdo kusht largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar para këtij institucioni, e cila mori shkas nga skandalet dhe aferat korruptive në këtë bashki, ku nga hetimet e SPAK-ut për dosjen “5D” janë arrestuar drejtorë të Veliajt për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët.

Nuk munguan përplasjet me policinë, tensionet, hedhjet e tymueseve e flakandanëve dhe qytetarët u shprehën të vendosur se protestat do të vijojnë derisa Veliaj të japë dorëheqjen.

Ata tentuan të futen edhe në bashki. Në këtë institucion nuk u lejuan të futen as anëtarët e Këshillit Bashkiak. Qindra forca policie ndodheshin në terren dhe rreth godinës u vendosën dhe barriera. Nuk dihet nëse Veliaj ishte apo jo në zyrë në momentin e protestës.

About Redaksia

Check Also

38 vjet nga varja e poetit Havzi Nela/ Protestuesit mbajnë 1 minut heshtje: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura!

Në protestën e 72-të kundër qeverisë së Edi Ramës, përballë Kryeministrisë, protestuesit kanë përkujtuar poetin …