Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Alimehmeti: Drejtorët e arrestuar bashkëpunëtorë të Veliajt!

Qytetarët janë mbledhur sot në një protestë përpara bashkisë së Tiranës, për të dytën herë në pak ditë, të revoltuar nga korrupsioni prej miliona eurosh i drejtorëve të saj, pesë prej të cilëve tashmë janë arrestuar nga SPAK.

Këshilltari i PD, Ilir Alimehmeti, në një prononcim për mediat tha:

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt.

Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Masakra me votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara nga 2896 zarfe në total

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu përmes një postimi në “Facebook” ka denoncuar një tjetër …