Noka: PS sekt hajdutësh, simbol i babëzisë, i batërdisë dhe i korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbajtur fjalën në seancën e sotme në Kuvend. Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj rilindjes si një sekt hajdutësh.

“Sot kuvendi duhet të kishte një shans që të tregonte që është vendi ku ulen përfaqësuesit e popullit, ata që janë votuar për të mbrojtur interesin publik. Por nga sa dëgjuam nga ministrja që e nxori zbuluar skenarin këtu, është ndarë në dy pjesë ky kuvend. Një pjesë janë përfaqësuesit e qytetarëve dhe mbrojtësit e interesit publik dhe një pjesë është simboli i babëzisë, i batërdisë, simbol i hajnise dhe simbol i korrupsionit. Ky pra është fat  i keq për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sot çdo gjë ka dalë zbuluar. Kur dikur ne PD, opozita e këtij vendi thamë se në pushtet ka ardhur Ali Baba me 40 hajdutët, qeshnit dhe ironizonit.

Por çfara ka rezultuar sot pas 11 vjetësh ne pushtet dhe çfarë po tregon sot ky kuvend. Tregon qe banda e pushtetit së bashku me përfaqësuesit e hajdutërisë noterët e babëzisë, prej 11 vjetësh i janë turrur buxhetit të shtetit si hienat. Për 11 vite ju vetëm keni patur një moto, të vidhni, të vidhni që pastaj të keni patur mundësinë për të blerë votat që të qeverisni e përsëri të vidhin e të vidhni”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …