Xhaçka nuk mund të mbajë më mandat deputeti!

Nga Ylli MANJANI

Në fakt po mendoja se debati mbi mandatin e Oltës është kot, pra pa efekt kushtetues. Në thelb nuk ka kuptim që deputetit t’i hiqet mandati pse kompania e bashkshortit (dmth, ligjërisht as bashkshorti jo) bën biznes.

E kam bindje profesionale këtë gjë, pra faktin që deputeti nuk përgjigjet për biznesin e bashkshortit.

Kështu e lexoj Kushtetutën.

Mirëpo, duke dëgjuar Oltën që foli si zëdhënëse e biznesit të burrit të vet, ca më keq akoma me një gjuhë urrejtje e përçarje ndaj “njerëzve që vijnë nga mali” për të shkuar në Plazh, çmoj se zonja Olta nuk mund të mbajë mandat deputeti.

Nuk mund të shërbesh si përfaqësues publik kur flet për biznes privat. Aq më shumë përfaqëson publikun “malor” kur ke urrejtje ndaj tij.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …