Durimi ka një kufi, le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu drejtua qytetarëve për të lëshuar përpara atë që e quajri si zemërimi i ligjshëm për shpëtimin e Tiranës. Në tubimin qytetar, Berisha tha se në çdo vend para një skandali ka dorëheqje.

“Nuk ndodh kund si në Shqipëri, në asnjë vend të botës.

Në çdo vend, para një skandali ka dorëheqje.

Nuk ka Spak dhe amnistira!

Miq, në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ai është Skapi i partisë.

Në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ajo është gjykata e partisë.

Ndaj dhe e premtja është dita e ditëve, është ora e fitores, është ora e betejës, ora e triumfit qytetar, e ngadhënjimit të kryeqytetit mbi llumin, mbi hajnat e pastrimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit të Shqipërisë.

Miq, nuk durohet më.

Durimi ka një kufi.

Le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e dinjitetit tonë.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e lirive tona.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Shqipërisë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira është zotimi ynë.

Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës t’i shndërrojnë këto ditë dhe net që na ndajnë nga e premtja në ditë përkushtimi serioz, dialogu serioz me çdo qytetar.

Në ditën e vendimeve më të guximshme të jetës sonë.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …