Garda Revolucionare e Iranit konfirmon sulmin ndaj Izraelit

Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar sulmin me dron ndaj Izraekit, ndërsa ka shtuar se ka lëshuar dhe raketa.b

Në një deklaratë të cituar nga media shtetërore, dega e Forcave të Armatosura iraniane tha se ka shënjestruar vende specifike në Izrael me dhjetëra dronë dhe raketa.

Ushtria izraelite konfirmoi se një avion dronësh ishte nisur nga vendi dhe mund të duheshin “disa orë” për të mbërritur.

Mediat izraelite kanë raportuar se dronët mund të fillojnë të mbërrijnë rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale (01:00 të mëngjesit me kohën e Shqipërisë), por raketat mund të mbërrijnë më shpejt.

Nga ana tjetër, Jordania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi Irani lëshoi ​​dhjetëra dronë dhe raketa në Izrael.

Më herët, Jordania njoftoi se po mbyllte hapësirën e saj ajrore mes kërcënimit të një sulmi iranian.

Dy burime rajonale të sigurisë kanë thënë se mbrojtja ajrore e vendit ishte gjithashtu e gatshme për të kapur çdo dron ose avion iranian që hyn në hapësirën ajrore të tij.

About Krye Redaktor

Check Also

25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Kurti: BE është synimi ynë politik, NATO destinacioni ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 25-vjetori i çlirimit të vendit, është ditë …