Shembja e rrugës Korçë-Ersekë/ Prokurorët e SPAK që mbajnë në arrest Berishën, nuk guxojnë të hetojnë prej 4 vitesh kompaninë e PS

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu

Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi vazhdon ndërtimin qe nga viti 2011.

Ndërtimi i aksit u nda në dy lote. Loti i parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro apo 800 mijë euro per km. Ndërsa loti i dytë me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro.

Por këtë vit, faturës së kripur iu shtuan edhe 5 milionë euro të tjera përmes një procedure modifikimi të kontratës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kosto totale e kësaj rruge parashikohet të kushtojë 8,2 miliardë lekë, apo 80 milionë euro (përfshirë edhe TVSH) pra 5 milion euro për km.

Të mërkurën emisioni Plug ne Syri TV tregoi qartë me investigimin e tij sesi Edi Rama dhe Balluku e banda e tyre në pushtet kanë vjedhur të paktën 25 milion euro nga taksat e qytetarëve duke ndryshuar projektin teknik dhe rritur kostot pesë fish për rrugën Korçë-Ersekë.

Pjesa e rrugës qe u shembe ishte përuruar disa herë nga Rama Balluku me krenari te madhe. Por kompaninë e Partisë Socialiste nuk heton askush!

Edi Rama deklaroj se parat e ndreqjes do ti pagua firma. Mirëpo vonesën e përfundimit prej 13 vitesh te rrugës do paguajnë krahas pesëfishimit te çmimit, qytetaret.

Inxhinieri kurajoz Romeo Nazarko e ka denoncuar qysh në 2020 në SKAP-in e Partisë këtë aferë të rëndë korruptive për xhepat e qytetarëve por edhe me rrezik të madh për jetët e tyre.

4 vjet që SKAP-i i Partisë e mban në dosje dhe nuk heton!

Emisioni Plug me guxim tregoi sesi edhe pas 4 vitesh Skapi i partisë deklaron se është në fazë paraprake hetimi. Ky është standardi i organizatës mafioze të Edi Ramës. Skapi e fshehu, por Emisioni Plug zbuloi se Prokurorë të Skapit në këtë aferë qenkan famozi hetues i sigurimit të shtetit Kraja dhe famozja për lidhjet me Qazim Sejdinin dhe Taulant Ballën-Millonai.

Pra të njëjtët prokurorë që mbajnë në arrest liderin e opozitës dhe Prof. Malltezin pa asnjë provë, fakt apo dëshmi, pa pasur asnjë dëm në financat publike por përkundrazi shteti ka përfituar 800,000 $ nga ndalimi i paligjshmërisë, nga ana tjetër refuzojnë të hetojnë për dëmin ekonomik prej me se paku 25 milion eurosh pasi aty i del Edi Rama dhe banda e tij që kanë vjedhur përmes ndryshimit të projektit, pabarazisë në tendera deri rrezikimit të jetës së qytetarëve dhe kupola e bandës kriminale është kufizim “Mos Prek!” për skapistët.

Qytetarët shqiptarë kanë parë qartë modelin e prokurorëve politikë që nuk hetojnë asnjë procedurë për inceneratorët, etj. që nuk kthejnë paratë publike të vjedhura por bëjnë shfaqje me regji aq sa ia lejon mbajtësi i litarit dhe amnistojnë kryehajdutet Rama dhe Velia.

Partia Demokratike dënon ashpër keqpërdorimin politik të institucioneve të drejtësisë sipas dëshirave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës Erion Velise që kanë kapur çdo pushtet dhe rrënojnë shpresat e shqiptarëve për një vend të lirë e demokratik.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: 2 milion euro u përlanë, situata në bregdete është alarmante! (Video)

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një statusi …