E-Albania jashtë funksionit prej disa ditësh

Platforma e-albania po dëshmohet si një sistem problematik, duke shfaqur probleme të tjera në funksionim. Ndërkohë që është periudha më e ngarkuar e vitit për individët dhe bizneset, si pasojë e afatit për plotësimin e deklaratës së të ardhurave personale DIVA, por edhe pagesës së taksave vendore, detyrime këto shtesë mbi proceset e zakonshme mujore të bizneseve, e-albania e ka fakultative mënyrën e të punuarit.

Ndonëse faqja e-albania hapet, hyrja në të ka qenë e pamunur. Një prej bizneseve që denncoi rastin, tha se kontabilisti kishte vendosur user dhe pasvvord dhe më pas kishte marrë kodin me SMS dhe e-mail për të vijuar hyrjen në platformë.

Por këtu fillonte problemi, faqja nuk pranonte komandën dhe përdoruesi mbetej sërish jashtë. Cdo tentativë tjetër, përballej me kthimin në të njëjtën situatë, duke mbetur jashtë platformës.

Nëse tentoje logimin në platformë, mesazhi 6-shifror vinte sërish në celular dhe në e-mail, por hyrja në platformë nuk realizohej.

“Tentova të logohem në e-albania për të parë cfarë ka ndodhur me aplikimin, por hyrja ishte e pamundur pasi platforma njoftonte për një problem që ka ndodhur”, tha denoncuesi.

Kontabilistët thanë se kjo situatë ndodh në një kohë kur bizneset dhe individët, po mbledhin dokumentacion e të dhëna për plotësimin e DIVA-s dhe nxjerrjen e detyrimeve, të cilat kanë afat deri në fund të prillit, pasi më pas nisin gjobat.

Por ndërkohë që detyrimet kanë afat dhe pas kalimit të afatit nisin gjobat, e-albania nuk i lejon qytetarët dhe bizneset të punojnë.

Sistemi raportohet se ka shfaqur bllokime dhe mosfunksionim edhe paraditen e sotme në qendrat mjekësore, ku mjekët nuk kanë lëshuar dot rekomandime për orare vizitash apo receta online.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …