“Olsi te Xibraka”/ Bardhi: Mocioni me debat është i detyrueshëm!

Pavarësisht se socialistët refuzuan në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentgar të PD, Gazment Bardhi deklaron se do t’i qëndrojnë idesë për mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi tha se mocioni me debat është i detyrueshëm, teksa sipas tij, e vemtja kompetencë e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla është që të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes duhet të zhvillohet.

“Mocioni jonë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, ishte terezish i bazuar në të drejtën për të kërkuar mocion në përputhje me rregulloren. Kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve i shkon mendja tek vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën janë gati të shkrijnë kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit dhe kushtetutën. Sic shkrinë javën e kaluar për llogari të Olta Xhaçkës, shkrinë gjykatën kushtetuese. Ne do ti ti qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes.” – tha Bardhi.

Kujtojmë se në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledar Çuçi, duke replikuar me Bardhin deklaroi se nuk e mbështesin propozimin e opozitës, pasi sipas tij, kjo çështje është e ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se ky mocion me debat në Kuvend u kërkua pas publikimit të dokumenteve nga Bardhi që implikojnë Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama në laboratorin e kokainës në Xibrakë, teksa së fundmi, u arrestua edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca për kultivimin e kanabisit brenda një stani në Lezhë, edhe pse gjykata e liroi pas tre ditësh.

Bardhi e kërkoi këtë mocion, pasi kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i refuzuan interpelancën që kërkoi deputeti demokrat me kreun e qeverisë për implikimin e vëllait të tij, Olsi Rama në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …