“Vdiqën 4 pacientë të intubuar”/ Ministrja Koçiu: Unë jam krenare…

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku ministrja Albana Koçiu është thirrur për të dhënë “llogari” për incidentin që ka ndodhur pak kohë më parë në QSUT pas rënies së një zjarri.

Në mbledhjen e kaluar në komision deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi bëri një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, ajo tha se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në QSUT.

Por ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ditën e sotme “nxitoi” të mburrej me shëndetësinë e “rilindjes” ku tha se ishte krenare për stafin mjekësor pavarësisht se pacientët humbin jetën nga atë që ajo e quajti “difekte teknike”.

Po ashtu, ajo theksoi se ngjarja është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe se në spital ofrohen të gjitha shërbimet, përveç urgjencës kardiake, e cila është zhvendosur.

“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të specializuar për të ofruar shërbimet. Deri pak vite më parë një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme nëse do të ndodhte një incident i tillë. Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenar për stafin mjekësor.

Sa i përket incidentin te urgjenca e sëmundjeve të brendshme, është një ngjarje që siç e dini mirë është nën hetim nga prokuroria e Tiranës. Nga të dhënat paraprake, mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik, ku ka pasur një defekt, pa asnjë ndikim në spital. Aty ofrohet puna. I vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …