Bardhi: Ligji i ri i Ramës përjashton oligarkët nga taksat kur duhen të ishin në burg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shprehur rezervat e tij në lidhje me ligjin e Planifikimit të Territorit. Në Komisionin e Ligjeve, Bardhi theksoi se ky ligj është me 2 standarte për një qytetar të thjesht dhe për një investor strategjik. Bardhi tha se oligarkët që shkelin ligjin në vend që të shkojnë në burg, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet dhe për këtë mori shembull deputeten Olta Xhaçka.

“Ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. Që ta kuptojmë; Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milionë euro, ne toke te vjedhur me letra te falsifikuara ne raport me një qytetar qe do të rregulloje një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarde. Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje ne vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet. Prandaj ligji nuk është për qytetarët, por për kryeministrin dhe oligarkët,” tha Bardhi.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se …