Berisha: Kosova është vendi i shtetit ligjor, nuk është vendi i narkoshtetit si Shqipëria!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës në tubimin qytetar, se Kosova sot zë vendin e saj në këtë tempull demokracie si vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Berisha tha se Kosova është vendi i shtetit ligjor, i gjyqësorit funksional dhe nuk është vendi i narkoshtetit si Shqipëria.

“Por miqtë e mi, Kosova sot zë vendin e saj në këtë tempull demokracie si vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

Si vendi shembull demokracie për Ballkanin e autokratëve, kleptokratëve, diktatorëve.

Kosova në të gjitha vlerësimet qëndron dhjetëra e dhjetëra shkallë mbi Shqipërinë, e cila renditet ndën diktaturën komuniste të Vietnamit.

Kosova është vendi i shtetit ligjor, i të drejtave qytetare, i gjyqësorit funksional dhe nuk është vendi i narkoshtetit, i vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike.

Nuk është vendi i Dumanëve dhe i Zamanëve, parzmore e shpifur e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndaj dhe të urojmë ne nga zemra qytetarët e Kosovës, autoritetet e Kosovës, institucionet e Kosovës për këtë arritje që bën krenar çdo shqiptar.

Të urojmë mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi, demokracia në Kosovë ka një mësim të madh: mbrojtja e saj.

Në Shqipëri, demokracia është në rrënim të plotë.

Në Shqipëri, droga, krimi, vjedhja në aleancë me pushtetin, diktojnë fatin e qytetarëve shqiptarë.

Diktojnë të sotmen, të nesërmen, të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Sot ka një kushtrim që buron nga zemra e çdo shqiptari për çdo opozitar: të ngrihemi për shpëtimin e të sotmes, të ardhmes, fatit tonë si qytetarë të lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …