Tritol dhe kërcënime, bandat kriminale kanë nisur luftën pas lejimit të basteve, denoncimi

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ligji i miratuar nuk ka nisur zbatimit dhe se bandat kriminale janë në luftë me njëra tjetrën për kontrollin e basteve.

“Lojrat e fatit i mbyllim në fund të 2018 me motivin për t’ja hequr nga duart krimit të organizuar, qindra milionë euro. Tani i legalizuam, me idenë që këto para i ka tërësisht krimi i organizuar, kështuqë t’ja japim kompanive serioze, me ortak të huaj.

Sot Shqipëria ka një paradoks, ligjërisht kemi lejuar lojrat e fatit, por Policia e Shtetit dhe Prokuroria vijojnë të hetojën dhe arrestojnë për organizim të paligjshëm të lojrave të fatit. Janë përgatitur aktet nënligjore, janë ndryshuar kriteret, pra ky ligj duhet të hynte në fuqi dhe zbatim. Ky ligj duke mos u zbatuar, vijon të krijojë këtë situatë, ku Policia e Shtetit thotë po luftojmë aktivitetin informal të lojrave të fatit.

Rasti i Lushnjes, kishte të bënte me personazhe që janë të përmendur edhe në ngjarje të tjera në Lushnje. Aty ka patur përplasje mes grupeve lokale për të kontrolluar lojrat e fatit.

Sot ka një kompani apo biznesmen, që është i rregullt, pra jo i skeduar dhe dikë tjetër, një organizatë, që të ofron garanci dhe paprekshëmri, ofron edhe mbledhjen e borxheve. Në grupet që janë përplasur, janë goditur me njëri tjetrin. Apostol Dukës përshembull i kanë vendosur eksploziv për të kontrolluar territorin.

Sot ndodhemi para këtij fakti. Do t’ja lëmë bandave lokale që bëjnë betejë për të kontrolluar lojrat e fatit dhe rrezikojnë edhe qytetarët, apo do të formalizohen.

Në rastet që kam parë së fundmi, avokatët thonë në Shqipëri këto janë lejuar. Edhe këtu kapen të vegjëlit, që kanë celularët, ato lart nuk kapen.

Jane grupe kriminale në betejë me njëri tjetrin”, tha Hoxha.

About Krye Redaktor

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi