Berisha: Erion Veliaj me modelin 100% ka vjedhur 38 milionë euro me drejtorët e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar se Erjon Veliaj me modelin 100 përqind ka vjedhur me drejtorët e tij 38 milionë euro.

Berisha tha se nuk ka kryebashkiak kund në Europë, as në botë, që t’i thotë qytetit, t’i thotë qytetarëve se kam mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur shumat e blerjes së 1 milion fidanëve.

“Miqtë e mi, nuk ka kryebashkiak kund në Europë, as në botë, që t’i thotë qytetit, t’i thotë qytetarëve se kam mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur shumat e blerjes së 1 milion fidanëve.

Ku i ke pemët Erion, që meriton çdo cilësor mbrapa, por po e ruaj gojën se ti meriton çdo cilësor?

Ku janë 1 milion pemët? Kush i vodhi? A e dinë qytetarët se janë blerë pisha me çmime 5600 euro, me çmime 6200 euro?

Këta hajdutë nuk kanë mëshirë, këtyre hajnia ua ka zhveshur shpirtin nga çdo gjë.

Ndaj dhe e premtja është larg për t’i dhënë atë që meriton.

Miqtë e mi, të premten të gjithë te bashkia, të shpëtojmë Tiranën, të shpëtojmë Shqipërinë.

A ka kryetar bashkie në Europë apo në botë që vjedh paratë për kopshtet e fëmijëve?

Që tenderon kopshtin 3 herë dhe nuk i gjendet nam as nishan.

A ka njeri të pangopur si ky Erion Veliaj, që ndërton shkollën me 8 milionë euro, me 10 milionë euro, në një kohë kur Bashkimi Evropian ndërton shkolla me 600 mijë euro, me 800 mijë euro?

A ka në Europë, në botë hajdut të dytë si ky që i jep paratë e taksapaguesve me tender vëllait për t’i bërë dasmën? Edhe dasmën e bën mbi hajninë në kështjellën e Gjirokastrës?

A ka turp më të madh për ne, për kryeqytetin, se të mbajmë një njeri si ky?

Të dashur miq, sot po kontrolloja publikimet mbi tenderat e Tiranës.

Është marrë vesh se me modelin 100 përqind ka vjedhur me drejtorët e tij 38 milionë euro.

Vjedhur 100 përqind.

A mund të tolerohet ky? Po nuk ka turp më të madh se të jetë ky kryetar bashkie?

Nuk ka turp më të madh se të mos jetë ky atje ku e kanë vendin hajdutët më të shpifur të një kombi, të një vendi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që …