City-Real premton spektakël, Guardiola-Ancelotti ndezin supersfidën

Nëse mendoni se spektakli i Champions League u mbyll të martën, me 11 gola të shënuar në dy sfida, kjo e mërkurë rezervon dy përballje të tjera fantastike, Man.City-Real Madrid dhe Bayern Munich-Arsenal. Tifozët e futbollit mbajnë frymën pas në “Etihad”, City-Real premton një show ofensivë, në një kohë kur takimi i parë u mbyll në barazim 3-3. Dy ekipet më në formë në Evropë synojnë me kohë të plotë një biletë për në fazën gjysmëfinale, të dy ekipet besojnë shumë te ky kualifikim:

“Duhet ta ndjejmë presionin e këtij takimi”, hapi Guardiola konferencën për shtyp, duke bërë thirrje që lojtarët dhe ambienti të harrojnë fitoren me “poker” golash një vit më parë: “Duhet ta harrojmë atë ndeshje. Është e pamundur që ne to dominojmë për 90 minuta këtë takim, duhet të dimë edhe të vuajmë, por ne jemi përgatitur për të luajtur një ndeshje në nivel shumë të lartë. Ne kemi një ëndërr, një objektiv të qartë, të shkojmë në gjysmëfinale, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar”, theksoi Guardiola duke shtuar më pas se për të është gjithnjë e veçantë të përballet me Real Madrid:

“Gjithnjë kështu ka qenë, një sfidë speciale. Të përballesh me Realin në këtë kompeticion është speciale për mua. Nuk i kam frikë, por i respektoj. Dua t’i mund”, theksoi ndër të tjera Pep Guardiola në konferencë për shtyp. I vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë së këtij takimi ishte dhe Carlo Ancelotti, por në të njëjtën kohë beson shumë tek ekipi i tij:

“Ndeshja e fundit ishte e ekuilibruar, por sot mund të ndodhë gjithçka. Besojmë se kemi cilësitë e duhura për t’i krijuar probleme Man.City. Është një ndeshje e hapur që duhet luajtur në front të hapur. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij takimi, por jemi të bindur që do të japim më të mirë tonë”, u shpreh ndër të tjera Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp.

About Redaksia

Check Also

Sylvinho pritet të bëj 3 ndryshime në formacion ndaj Spanjës

Ndeshja me Spanjën konsiderohet një “finale” e madhe për Shqipërinë. “Kuqezinjtë” mbrëmjen e së hënës …