CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Këlliçi takim me banorët që do t’u shemben banesat nga Veliaj: Një arsye më shumë për të protestuar të premten

Belind Këlliçi është takuar me banorët e zonës tek ish-restorant Durrësi, të cilët as nuk janë kontaktuar nga Bashkia e Veliajt, por janë njoftuar me afishe të ngjitura në shkallët e pallatit se banesat do të shemben. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i kontrolluar nga Erion Veliaj, ndërsa shkak për këtë vendim janë dëmet nga tërmeti i 2019.

Këlliçi ju drejtua banorëve se, kjo është një arsye më shumë për të protestuar të premte, ora 11:00, kundër pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj.

Postimi i Belind Këlliçit

Me banorët e ish Restorant “Durrësit”, të cilët befas janë njoftuar pak ditë më parë, se Këshilli Bashkiak Tiranë, ka marë vendim për tu prishur banesat, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019…

Deri më sot, pothuaj 5 vite pas tërmetit, këta banorë nuk i ka kontaktuar askush. Askush nuk i ka dhënë informacion për këtë vendimarrje dhe ende nuk kanë asnjë kontakt nga Bashkia Tiranë, përveç një njoftimi të ngjitur në hyrjet e pallateve të tyre…

Internimi modern dhe shpërngulja me dhunë nga banesa, janë metoda të cilat kryebashkiaku tashmë i ka bërë praktika normale për vite me rradhë. Të njëjtën grabitje dhe padrejtësi e kanë vuajtur në kurriz dhe banorët e 5 Majit, Myslym Ketës, Kombinatit, Laprakës, Unazës së Re, etj.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar të premte, ora 11:00, kundër pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …