Paloka: Një pyetje për këta mbrojtësit e drejtësisë së re…

Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi pas qëndrimeve që erdhën për shkak të akuzave të opozitës ndaj organeve të reja të drejtësisë.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se ka një paradoks, pasi këta “mbrojtës të drejtësisë së re” nuk reaguan fare kur Edi Rama nuk njohu vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk jam shumë i qartë dhe mund të perceptoj gabim, po a mund të ma sqarojnë këta mbrojtësit e drejtësisë së re se kur cenohen më shumë institucionet, pavarësia dhe vetë drejtësia; kur një politikan në opozitë hedh akuza ndaj një drejtuesi të këtyre institucioneve apo kur kryeministri i vendit urdhëron mazhorancën në parlament të mos njohë vendimet e Gjykatës Kushtetuese???

Jam pak konfuz se larg qoftë të dua të akuzoj apo dhe vetëm të aludoj…”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian: Pjesa e dytë e emisionit nuk është anuluar, do të publikohet në kohën e duhur

Gazetari italian, Giorgio Mottola thotë se pjesa e dytë e emisionit “Report” në RAI 3 …