WASHINGTON, DC - JANUARY 20: U.S. President Joe Biden speaks to mayors from across the country during an event at the East Room of the White House on January 20, 2023 in Washington, DC. President Biden hosted mayors who are attending the U.S. Conference of Mayors Winter Meeting at the White House to discuss bipartisan achievements. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Sondazhi i Gallup, VOA: 68% e amerikanëve nuk kanë besim tek qeveria dhe 58% tek drejtësia

Besimi i publikut tek qeveria, gjyqësori dhe ushtria amerikane ka rënë, duke e renditur vendin pas shumicës së shteteve të tjera të G7, sipas një analize të re të organizatës Gallup.

Rreth 68% e amerikanëve nuk kanë besim tek qeveria. Besimi tek sistemi i drejtësisë është 42%. Madje edhe ushtria amerikane, një institucion tradicionalisht popullor, përjetoi një rënie të besimit të publikut nga 90% në vitin 2021 në 80% vitin e kaluar.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara, G7, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjermania ka nivelin më të ulët të besimit të publikut tek ushtria, me rreth 60% që shprehin mungesë besimi.

Publiku amerikan duket i ndarë lidhur me buxhetin ushtarak të vendit, edhe pse Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë për ushtrinë sesa të gjitha vendet e tjera të G7 të marra së bashku.

Rreth 35% e amerikanëve mendojnë se shpenzimet janë shumë të larta, 29% besojnë se janë shumë të ulëta dhe 33% mendojnë se ushtria ka buxhetin e duhur.

“Nuk ka diçka që i shpjegon të gjitha”, thotë për Zërin e Amerikës Benedict Vigers, analist me organizatën Gallup. “Këto të dhëna duket të jenë pjesë e një prirjeje më të gjerë mes amerikanëve, që kalon përtej besimit të tyre tek institucionet politike.”

Ekspertët e lidhin besimin e publikut tek institucionet qeverisëse me cilësinë e shërbimeve publike që ajo ofron, masat efektive kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe përparimet për trajtimin e pabarazisë kur flitet për të ardhurat dhe pasurinë.

“Efektshmëria e institucioneve publike varet nga besimi që kanë qytetarët dhe bizneset ndaj tyre”, thuhet në një raport të vitit të kaluar nga Banka Botërore.

Besimi i publikut tek institucionet amerikane po dobësohet, duke u shtrirë përtej organeve të pushtetit.

Besimi tek kishat dhe feja ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, me një rekord prej 30% të amerikanëve që shprehën “shumë pak” besim vitin e kaluar, numri më i lartë që kur organizata Gallup filloi ta shtronte këtë pyetje në vitin 1973.

Besimi ka rënë edhe ndaj mjeteve të informimit, me mbi 40% e amerikanëve që thonë se kanë shumë pak besim, veçanërisht tek gazetat dhe rrjetet televizive.

About Krye Redaktor

Check Also

Sllovakia rrezikon luftën civile? Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm pas atentatit ndaj kryeministrit

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Matus Sutaj Estok tha se vendi rrezikon luftë civile, për …