Avokatja: Erion Veliaj duhej të ishte në qeli, SPAK bën sehir

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tani duhej të ishte në qeli, u shpreh avokatja Adriana Kalaja në një intervistë.

Ajo tha se përballë korrupsionit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës duhet të reagojnë fort qytetarët e kryeqytetit, pasi organet e drejtësisë nuk po veprojnë dhe po bëjnë sehir.

“Jemi shumë të keqardhur që SPAK nuk po merr asnjë hap ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tjerë të Bashkisë”, tha Kalaja.

Lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër para Bashkisë së Tiranës, ku do të kërkohet largimi i Erion Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut, Kalaja u shpreh se Veliaj është një bandit dhe vrasës.

“Në protestën e 21 janarit, Veliaj lyente kokat e protestuesve me bojë të kuqe, për të krijuar një precedent të rrezikshëm. Veliaj ka bërë aq shumë krime në drejtimin e Tiranës, aq sa vitet që i kanë mbetur zor se do të dalin për të shlyer atë dënimin që i takon”, tha Kalaja.

Ajo paralajmëroi se Veliaj do të mbajë përgjegjësi për çdo krim që ka bërë në Tiranë, duke shtuar se gjaku i Ardit Gjoklajt nuk do të falet.

“Veprat penale janë aty, kanë lënë gjurmë, dhe nuk do e shpëtojnë as lobimet që bën në Amerikë”, tha Kalaja për Syri Tv.

About Redaksia

Check Also

Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për …