Berisha: “Rruga e Shpresës” solli bashkimin e demokratëve!

Lideri i opozitës Sali Berisha, në tubimin qytetar se rruga e Shpresës solli bashkimin e demokratëve dhe ne mblodhëm protestën më madhështore në 32 vite. Berisha tha se, Edi Rama nuk u ndal, vazhdoi me puçe ndaj demokracisë, shkatërrimin e parlamentit shqiptar.

“Me arrestimin e padrejtë të Sali Berishës, ju krijuat Rrugën e Shpresës.

Rruga e Shpresës solli bashkimin e demokratëve dhe në kohën që kolagjerët e Edi Ramës përhapnin në të katër anët se PD vdiq, ne mblodhëm protestën më madhështore, më monumentale, më tmerruese për regjimin antidemokratik në 32 vite.

Në 20 shkurtin më të rëndësishëm që çel fillimet e epokës së re.

Por Edi Rama nuk u ndal. Vazhdoi me puçe ndaj demokracisë, shkatërrimin e parlamentit shqiptar.

U mohoi deputetëve opozitarë, u mohoi 700 mijë shqiptarëve të drejtat e tyre kushtetuese. U mohoi përfaqësinë, komisionet hetimore, të drejtën për të sjellë ligje.

Çfarë bëmë ne? Betejë pa kthim dhe me këtë betejë pa kthim ne u kthyem 700 mijë shiptarëve të drejtave të mohuara.

Sot ne kemi përfaqësi, sot kemi komisionet hetimore.

Ne fituam përsëri, Edi Rama humbi dhe do humbasë përsëri.

Miqtë e mi, këto nuk janë fitore të vogla sepse këto fitore kanë parandaluar kapitullimin e opozitës, kapitullimin final të demokracisë.

Imagjinoni për një çast sikur ne të mos kishim luftuar, si do të ishte Shqipëria sot nëse ne do ishim dorëzuar?

Një PD fasadë, me një kryetar të lidhur me fije që tërhiqen nga dora e zezë e Edi Ramës.

Një parlament fasadë me zero kërkim llogarie për qeverinë më hajdute në Europë, thjesht një stoli në qafën e diktaturës së Edi Ramës dhe qytetarët do ishin të shurdhër për inceneratorët, për sterilizatorët, për vjedhjet 100 përqind të bashkisë, për Dubai Cityn e Edi Ramës, për Olsin e Xibrakës, për Kushtetutën e Xhaçkës dhe Amantin e Olsit.

Sepse nëse sot këto afera janë ngritur si problem, është sepse opozita e vërtetë ka fituar çdo ditë, e ka ekspozuar atë çdo ditë me fakte, me dokumente, me denoncime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …