Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj edhe mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje. Lubonja tha se edhe Arben Ahmetaj që ka ikur akuzohet se ka tradhëtuar partinë më shumë.

“Vërtetë ka ikur ish-zv.Kryeministri dhe akuzohet se ka tradhtuar partinë më shumë. Vetëm atij i kanë kontrolluar pasurinë. Po të shikosh të gjitha arrestimet dhe burgosjet e tjera janë më shumë fasadë se një drejtësi e vërtetë.

Po ia them Bashës. Le të bëjmë arrestimin e Berishës, i cili ka bërë një ligj i cili indirekt ndihmon dhëndrin për të marrë një pasuri. Këtij nuk i kanë gjetur ndonjë gjë në xhep, vetëm ka bërë ligjin. Kjo logjikë duhet të ishte përdorur edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ky ka bërë investitor strategjik për të grabitur toka në jug.

Është kapur Artan Gaçi, ka të tjerë që i dimë të gjithë por që s’janë kapur! Ke parë të merret i pandehur Rama. Tani i jep Kushnerit. Grabitet Shqipëria me këta investitorë strategjikë dhe asgjë nuk thotë. Këtu kemi një drejtësi që vepron për fasadë për ata që kanë hëngër kumbulla. Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u. Është edhe Gjykata Kushtetuese që është 8 me 1 për Ramën që ka marrë vendime antikushtetuese sa të duash

Prokurori që gënjeu publikisht u bë anëtar i SPAK-ut, por Basha nuk i llogarit këto dhe mbështet SPAK-un pa pasur asnjë vërejte duke qenë në opozitë”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …