“Rezultat i madh”, Ancelotti: Sakrifikuam, Guardiola: Nuk kam asnjë peng!

Reali theu një mitin në “Etihat”, ndërsa Ancelotti vendosi një tjetër rekord, kjo është hera e 12-të që italiani shkon në fazën gjysmëfinale, duke vërtetuar edhe një herë se është një mjeshtër i vërtetë kur bëhet fjalë për këtë turne. Ancelotti nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses të rëndësishëm, por si gjithnjë i qetë dhe me këmbë në tokë:

“Ky është një rezultat i madh, i arritur me sakrificë. Ishim shumë mirë në nivel defensivë, këtu kjo ishte e vetmja mënyrë”, u shpreh Ancelotti duke zbuluar më pas se çfarë diskutoi me Pep Guardiola-n: “Më bëri komplimente dhe më uroj fat në vijim. Vitin e shkuar i takoj atyre, këtë vit neve. Ata janë një skuadër e madhe, nuk ishte e lehtë të fitoje këtu. Në gjysmëfinale na pret Bayern Munich? Është një gjysmëfinale interesante”, theksoi ndër të tjera Ancelotti.

Kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për Jude Bellingham: “Është gjithçka fantastike. Momente si këto janë magjike. E gjitha është çështje mentaliteti. Janë gjithmonë detajet që bëjnë diferencën, si në rastin e penalltive. Ishte edhe vëllai im i vogël në stadium, ishte hera e parë që më shihte duke luajtur për Real Madrid”, u shpreh ndër të tjera Bellingham.

Të dalësh nga Champions League në këtë formë, nga ruleta e penalltive pasi ke dominuar rivalin me lojë, sigurisht që nuk të lë një shije të mirë: “I bëj komplimente Realin për mënyrën se si u mbrojtjen duke qëndruar në lojë deri në fund. Ata bënë shumë mirë, ndërsa ne nuk ishim të qartë në metrat e fundit. Nuk kam asnjë peng, ne bëmë gjithçka, si mbrojtje ashtu edhe në sulm. Në zhvilluam një garë të shkëlqyer në çdo aspekt, në çdo repart, por për fat të keq nuk mjaftoi për të fituar”, theksoi Guardiola në konferencë për shtyp./BW

About Redaksia

Check Also

Toni Kros do të tërhiqet nga futbolli pas Europianit

Toni Kroos synon të tërhiqet nga futbolli pas sezonit të Gjermanisë në Euro 2024. Mesfushori …