Bylykbashi: Rama e ktheu korrupsionin në art, shqiptarët kanë nevojë për një shtet të drejtë

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD, gjatë një takimi me departamentet e kësaj partie, ka vlerësuar rolin që kanë luajtur ato në skanimin e qeverisjes së PS, e cila i ka shkaktuar një dëm të madh jo vetëm shtetit, por edhe shqiptarëve. Bylykbashi tha se skanimi ka treguar një qeverisje skandaloze nga Edi Rama.

“Vendim i paprecedentë jo vetëm për demokracinë shqiptare, por për gjithë demokracitë në vendet ish-komuniste, është arrestimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, pa pasur prova dhe fakte”, tha Berisha.

Ai u shpreh se përballë kemi një regjim që ne duhet t’I qëndrojmë përballë dhe të përballemi me të.

Bylykbashi tha se nuk është thjesht një sistem korruptiv, por një korrupsion i ngritur në art, që ka vetëm një autor: Edi Ramën.

Nënkryetari i PD-së tha se Edi Rama sot kontrollon gjithçka nga sistemi gjyqësor, te media, shoqëria civile, institucionet, ndaj dhe sot jemi në një krizë shumëplanëshe.

Bylykbashi tha se zgjedhjet e shkuara treguan se si pushteti përdoret për të grabitur votën dhe më pas për të grabitur pasuritë e shqiptarëve.

“Denoncimi i korrupsionit përdor indinjatë, por edhe reagim. Ndaj kemi protesta të irritueshme, sikundër ishte ajo e zhvilluar sot”, tha Bylykbashi.

Ai tha se lufta anti-korrupsion është në themel të një qeverisje të pastër, por e rëndësishme është se kush do të jetë oferta jonë, për ti kthyer shpresën shqiptarëve,

“Shqiptarëve i duhet jo vetëm një shtet i vogël, por duhet një shtet i drejtë. Ne duhet t’i ofrojmë shqiptarëve një alternativë, që tu lehtësojë jetën shqiptarëve”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …