Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka inspektuar punimet për parkingun e ri publik që po ndërtohet në këtë qytet.

Pas inspektimeve të punimeve të parkingut, kreu i qeverisë ka zhvilluar edhe një vizitë disa minuta në bashkinë e Durrësit, me kryeashkiaken Emirjana Sako.

Por, gjatë vizitës së tij në qytet, Kryeministri Edi Rama dyshohet se është takuar edhe me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili mbahet në arrest shtëpie, pas lirimit nga qelia e burgut. Disa burime jo zyrtare, konfirmuan për Syri Televizion se Edi Rama është ngjitur në apartamentin ku banon Vangjush Dako, dhe më pas ka zbritur në një nga baret që ndodhet në katin zero të pallatit, pranë Velierës.

Mbetet për t`u sqaruar nga kryeministri, nëse për vizitën te banesa e Vangjush Dakos, ka marrë leje në Prokurori, pasi një takim i tillë nuk lejohet pa një leje të tillë.

Gazetarët e Syri tv arritën të filmojnë një makinë të Gardës së republikës, pjesë të eskortës së Kryeministrit, që qëndronte pranë pallatit të Vangjush Dakos si dhe një postbllok me efektiv të policisë rrugore pranë të njëjtit vend.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …