Video/ Veliaj tmerrohet nga protesta, shton numrin e policëve bashkiakë

Sot në orën 11:00 do të zhvillohet sërish një protestë e madhe përpara bashkisë së Tiranës. Por në prang të nisjes së protestës, Erion Veliaj duket shumë i shqetësuar dhe për këtë arsye ka rritur numrin e policëve të cilët janë të detyruar të mbrojnë “korrupsionin galopant” që ushtrojnë titullarët e tyre në bashkinë e kryeqytetit.

Skandalet dhe aferat korruptive që çuan në arrestimin e një numri të madh drejtorësh të Veliajt kanë sjellë edhe reagimin e banorëve të kryeqytetit por jo vetëm.

Kujtojmë që disa ditë më parë shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Siç mund të shihni në pamjet më poshtë i gjithë institucioni është rrethuar nga dhjetëra policë bashkiakë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …