Berisha-Dumanit: Çfarëdo dekorate që mund të të japin nga vendet e botës, në Shqipëri ke medaljen e krimit

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha ka sulmuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Berisha tha se, çfarë do medalje që mund të marrë Dumani nëpër botë, në Shqipëri ai ka medaljen e krimit.

“Dhe unë i them këtij zotërie, që shtron këtë pyetje: Altin Dumani është bërë mburojë kryesore e veprave më të mëdha kriminale, vjedhjeve më të mëdha të shekullit të kësaj bande kriminale.

Është bërë një vegël e shpifur në duart e Edi Ramës. Një lake që qëndron aty në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mendon se mbështetja e të huajve do e mbajë atë në detyrë, mos harro se je prokuror i shqiptarëve, por për shqiptarët je një kriminel.

Çfarëdo dekorate që mund të të japin, nga cili vendi i botës, ti ke në Shqipëri medaljen e turpit, të krimit. Armik i opozitës, armik i votës së lirë, armik i shqiptarëve.

Ndaj dhe dil e tregoju shqiptarëve me se i ke blerë tre apartamentet gjer në vitin 2016?

Të tjera do i marrësh vesh më vonë një nga një.

Ndaj dhe ata që ngrenë kulte mbi hiçin, ata që ngrenë mite mbi plehun.

Ne i qëndrojmë të vërtetave, do luftojmë për të vërtetat.

Të vërtetat janë motoja jonë.

Do marrim fatin tonë në duart tona.

Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.

Demokracinë shqiptare po e mbrojnë shqiptarët.

Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …