Berisha paralajmëron Ballën: Mos guxo të prekësh demokratët me dorë!

Duke përmendur me emra, të rinjtë e ndaluar nga policia pas protestës së të premtes, kryetari i PD-së, Sali Berisha iu drejtua Taulant Ballës, që të mos guxojë e të prekë të rinjtë demokratë. Berisha tha gjatë fjalës së tij, se rruga që po ndjekin demokratët është ajo e qytetëruar dhe evropiane.

“Por unë kam një përshëndetje të veçantë për të burgosurit tanë politikë, të rinjtë Franc Kaloshi, Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të cilët u rrëmbyen, u morën peng nga banditët me uniformë, në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës dhe u keqtrajtuan nga horra në qelitë e narkoshtetit.

Unë i them Taulant Ballës, se ti o mik i bandave, se ti o kriminel që ke porositur vrasje, në salla gjyqi të kanë dalë, bashkëpunëtor në trafiqe monstruoze, mos prek demokratët me dorë sepse do ta pësosh atë që meriton.

Miqtë e mi, ju duhet ta dini se në qeli luftëtarëve të paepur, guximtarë, u kanë dërguar policë vrasës, të dënuar për vrasje në vende të tjera për të bërë rrugaçin, për t’i sharë dhe për t’i terrorizuar.

Por ata kanë qëndruar si viganë, kanë qëndruar si heronj të vërtetë dhe të premten beteja vazhdon e fuqishme, e premtja është fitorja.

Të dashur miq, rruga që ndjekim është rruga e qytetëruar, është rruga evropiane, është qëndrimi evropian kundër padrejtësive të mëdha, është qëndrimi evropian kundër vjedhjeve të mëdha, është qëndrimi i kombit të qytetëruar kundër mafies kriminale.

Është vendimi për të paguar çdo çmim për t’u çliruar prej tyre.

Është guximi për t’u përballur dhëmb për dhëmb me krimin shtetëror.

Asgjë nuk mund të na impresionojë ne.

Asgjë nuk na ndal ne në rrugën tonë.

Një nga një do presim lidhjet e Erion Veliajt me mafien dhe i themi, forcë në botë që të mbron ty nuk ka.

Jep dorëheqjen o kriminel, o hajdut.

Sot të mbron Edi Rama se mbron krimet e tij.

Sot të mbron Edi Rama se mbron konton bankare, paratë e vjedhura së bashku në djegësin e Tiranës.

Sot të mbron Edi Rama se mbron 30 përqindëshin e tij ën kullat dhe pallatet e tij në mbarë Shqipërinë.

Por Edi Rama do marrë përgjigjen që meriton fill pas teje.

Të pashpresë jeni.

Qeveria teknike është betimi ynë para shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani, dy bileta për Hamburg

Golat e kombëtares këtë europian në Gjermani janë nga ato ngjarje që kur të kujtohen …