Këlliçi nxjerr foton: Kush e njeh këtë bandit të infiltruar në protestën e djeshme?

Pas protestës së djeshme qytetare përpara bashkisë së Tiranës, persona të panjohur kanë ndjekur dhe kanë rrëmbyer disa prej protestues, kryesisht të rinj, dhe janë larguar me shpejtësi me makina të Policisë së Shtetit.

Aktet e tyre të paligjshme, janë filmuar dhe pasqyruar gjërësisht në media nga deputetë dhe drejtues të opozitës. Një prej tyre, që i ka shërbyer këtij aksioni banditest të strukturave ilegale të Policisë së Shtetit duket se është edhe personi në fotografinë e mëposhtme, që është publikuar sot nga Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD-së në Tiranë.

Këlliçi ka bërë një kërkesë publike në profilin e tij në Fb: “Kush e njeh këtë bandit të infiltruar në protestën e djeshme, të na dërgojë të dhëna për të! Ky kriminel, i cili dje ka ofenduar me gjuhën më banale dhe ordinere, ka kërcënuar dhe shantazhuar të rinjtë e FRPD, do marrë përgjigjen e merituar! A është ushtar i Erion Veliajt apo i Taulant Ballës, për ne pak rëndësi ka. Dhe ky do trajtohet si çdo bandit tjetër që shkel ligjin”, përfundon Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …