Këta janë banditët pa uniformë në polici që rrëmbyen të rinjtë pse protestuan kundër Veliajt

Persona pa uniformë, por që sillen si policë të Taulant Ballës, prej paradites së të premtes janë në shërbim të Erjon Veliajt, kapos së ‘5D’. E ndërsa në orët e paradites së djeshme, gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohej largimi i Erjon Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut, civilë pa shenja dalluese provokonin, fotografonin e filmonin pjesëmarrësit në protestë, në mbyllje të saj u tentua rrëmbimi i qytetarëve, në mes të rrugës, pikërisht nga njerëzit anonimë që ngjajnë më shumë me banditë për sjelljen e tyre.

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, nga tubimi qytetar që u mbajt në orët e mbrëmjes tha se, dy të rinj janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në Tiranë.

Ai paralajmëroi Taulant Ballën se do të mbajë përgjegjësi personale për çdo veprim anti-ligjor ndaj qytetarëve.

“Tre aktivistët e FRPD Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe kryetari i FRPD 2 Dardan Bardhi të rrëmbyer nga Policia Politike e Taulant Ballës po mbahen padrejtësisht të arrestuar në Komisariatin numër 1 në Tiranë.

Do përgjigjeni personalisht dhe penalisht për çdo akt dhune ndaj tyre.

Krimi i vetëm i tyre është se protestuan kundër uzurpimit të Bashkisë Tiranë nga Bosët e kompanisë 5D që vidhnin me firmën e tyre 100% të fondeve për t’i kaluar tek kompanitë e tyre private.

Kamikazët e Ballës në polici të veshur civilë dhe truproja të krimit të ndalin agresionin ndaj të rinjve të FRPD”, shkruan Xhaferri në reagimin e tij.

Por duket se banditët e Ballës në orët e mbrëmjes kanë zgjedhur të terrorizojnë ata që guxuan të protestojnë kundër një hajduti si Erion Veliaj.

Sipas raportimeve, në banesat e protestuesve, kryesisht të rinj, kanë shkuar forca policore, që ushtrojnë presione. Qëllimi është i qartë: të frikësojnë këdo që ngrihet kundër korrupsionit të një kryebashkiaku i kapur në vjedhje, me një skemë mafioze.

Arrestimet dhe shoqërimet e të rinjve janë kthyer në një mjet presioni për të dekurajuar të rinjtë për mos marrë pjesë në protesta.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …