Kim Mehmeti: Piktori më kollaj mban mbledhje në burg se në qeveri!

Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, tha se në Shqipëri sa më shumë forcohet partia aq më shumë dobësohet shteti dhe se sa më shumë pasurohen politikanëlt, aq më shumë varfërohet populli.

Sipas tij, piktori, duke iu rferuar kryeminstrit Edi Rama, më kollaj e ka të mbajë mbledhje në burg se në qeveri. Kim Mehmeti tha se ne e bëjmë kryeministrin të paprekshëm duke e lavdëruar nëpër studio televizive, si është i paprekshëm dhe ashtu shndërrohet në personalitet i frikshëm.

Ndër të tjera, ai tha se në vendin tonë nuk arrihet të kuptohet nëse politikanët i drejtojnë biznesmenët, apo këta të fundit drejtojnë politikanët.

“Tirana është e bukur edhe kur e kanë në dorë edhe tiranët, edhe Shqipëria gjithashtu. Shqipëria është shumë e zhurmshme, por ajo që më bie në sy është se Shqipëria gjithnjë e më shumë zhbëhet si shtet dhe nuk kuptohet më kush e sundon Shqipërinë. Politika e sundon Shqipërinë. Nuk dua ta përdor atë shprehjen, pushteti që nuk duket. Gjithnjë e më shumë ke përshtypjen që institucionet këtu nuk janë për të mbrojtur shtetin por individin. Ndërtoni shtet për pushtetarët dhe jo shtet për qytetarët dhe derisa është kështu nuk mund ta definoni kush e drejton atë shtet.

Nuk merret vesh ata pasanikët e drejtojnë këtë shtet apo politikanët i kontrollojnë ata. Çdo gjë është aq e ndërthurur dhe kjo ndodh në shtete që nuk janë institucionale, por janë shtete partiake dhe shpesh herë kam përshtypjen se Shqipëria ndërtohet sipas mendësisë enveriste por disa parti të punës, të cilët fatin e shtetit e barazojnë me fatin personal. Mendojnë se kur është mirë partia…sa më të fortë të jenë partitë aq më shumë dobësohet shteti, sa më shumë pasurohen politikanët tanë, aq më shumë varfërohet populli. Shumë qeveritarë i keni në burgje dhe piktori më kollaj mban mbledhje në burg se sa në qeveri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka më shumë drejtorë në burg se në punë dhe e tëra kjo flet shumë për atë që do të shohë, për ata që nuk duan të shohin, kjo s’ka domethënie.  Udhëheqësit politikë shqiptarë nuk e kanë fare frikë popullin. Edhe diktatori nuk lind diktator, por e bëjmë ne duke iu përkulur dhe një ditë bindet se me të vërtetë është fati i popullit. Ne e bëjmë kryeministrin të paprekshëm duke e lavdëruar nëpër studio televizive, si është i paprekshëm dhe ashtu shndërrohet në personalitet i frikshëm sepse ai mund t’i bëjë të gjitha dhe nuk i ndodh asgjë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …