Noka: Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë! Veliaj do të kërrehet prej atje!

Gjykata e Tiranë i ka liruar katër protestuesit e ndaluar për protestën para bashkisë së Tiranës duke u dhënë masën “detyrim paraqitje, por jo vetëm aq.

Drejtues të Partisë Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm kanë qënë para Gjykatës për të mbështetur protestuesit e arrestuar pse protestuan para bashkisë së Tiranës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një prononcim për mediat tha se, masa që u dha protestuesve nuk ishte dëgjuar në 33 vite.

“Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë, shpiku një masë të re. Përveç detyrimit me paraqitje, u ndalon daljen në vende publike, pra të drejtën e protestës. Por të jeni të sigurtë se Erion Veliaj do të kërrehet nga aty ku është sepse përfaqëson babëzinë!”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …