Harron se po drejton veç një qerre!

Nga Alba KEPI

Media vendase të përdorura për megafon personal, fakteqësi humane si tërmeti, emigracioni, pandemia të instrumentalizuara për glorifikim të vetes, tallje me varfërinë dhe mizerien e popullit pa njohur realitetin, shitja e një ndryshimi të paekzistueshëm duke vetëgdhendur një piedestal për të fituar famën, për t’u ndjerë i gjithëpushtetëshëm e për të krijuar një alibi të hicit që je e që përfaqëson me të gjithë ata që ke pas.

Sa arrogancë!

Sa mëndjemadhësi!

Sa gënjeshtra të thëna në skena internacionale me batuatat e një hokatari diletant që beson se është politikan i madh!

Sa gënjeshtra të mëdha shprehur me buzëqeshje papërgjegjësie.

Duke sulmuar pilastrin më të fortë të sistemit demokratik të një vendi themelues të Bashkimit Europian, median, lirinë e ushtrimit të profesionit e informimin e publikut, KM shqiptar rrëzoi kështjellën e rërës që kishte krijuar falë një PR ndërkombëtar, e që e ka favorizuar deri më sot për t’u shfaqur si ashtu nuk ishte.

Thënia e Pascal “Prezumimi ynë është i tillë që ne do të donim të njiheshim nga e gjithë bota… edhe kur nuk jemi më këtu. Por ne jemi aq të kotë sa na kënaq dhe na kënaq vlerësimi i pesë-gjashtë njerëzve që na rrethojnë”, i shkon aq për shtat sot.

Ndërsa quan qëllimisht transmetues paguar nga taksat e popullit, Radio Televizion Pulbik Italian, me histori 100 vjecare e një nga të paktët dritare informuese e shprese në vitet dramatike për shqiptarët të diktaturës komuniste, KM shqiptar harron e nuk përmend taksat që shqiptarët e Shqipërisë paguajnë për të ndjekur kasetat e konfeskionuar, pyetjet e parapërgatitura, temat të pilotuara e programe ekstremisht në kontroll e shërbim të qeverisë, KM shqiptar harron dhe 700 mijë shqiptarët, italo-shqiptarët, shqiptaro-italianët që jetojnë në Itali e që paguajnë po të njëjta taksa si italiani dok për t’u informuar nga ky televizion tradicional, publik e informativ që për italianët, italo shqiptarët, e shqiptarët e Italisë quhet shtëpi.

Në reagimin etik e profesional që gazetarët e RAI bëjnë për sulmin e akuzat nga një KM që i quan “shpifës skandalozë”, kupton se sa fodullëk, përbuzje, mëndjemadhësi ka ndjenja e tij e të qënit superior ndaj gjithckaje e ndaj të gjithëve, ndjenja e mosndëshkimit, e mospranimit të kritikës dhe së vërtetës.

Ndërsa nga komentet e lexuesve të publikut universal pa dallim kombësie e vendodhje taksash, nën postimin e gazetarëve të RAI, mendon se kjo arrogancë është si ajo e një shoferi në auotostradë që fyen e ofendon këdo e pretendo precendencë duke harruar se po drejton vec një karrocë që e bëre qerre, e që deri sot e ke aq keqtrajtuar sa nuk ka rrugë e takat të ecë vetë.

About Redaksia

Check Also

Programi ekonomik i PD të diskutohet në Grupin Parlamentar, në Kryesinë e Sekretariatet dhe të miratohet në Këshillin Kombëtar

!Bujar LESKAJ Të gjithë departamentet e Partisë Demokratike të drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha, …