Një arsye më shumë për të protestuar të premten!

Nga Dorjan TELITI

Politikanët dhe oligarkët jetojnë në vilat e periferisë, ndërkohë qytetarët e thjeshtë përballen çdo ditë me jetesën e vërtetë që ofron kryeqyteti.

Të shumta janë problemet e Tiranës, nga më të ndryshmet. Të jetosh në Tiranë jo vetëm që nuk është e thjeshtë, por fatkeqësisht nuk është as cilësore.

Prestigjozja “Monitor” në sondazhin e saj rendit qartë e shkoqur se cfarë e dëmton cilësinë e jetesës në Tiranë, duke filluar që nga ndërtimet pa kriter e pa planifikim, trafiku i renduar, mungesa e parqeve e hapësirave publike, e deri te ndotja e ajrit dhe zhurmat.

Doni ta dini se kur do bëhet Tirana një qytet i jetueshëm?

Vetëm atëherë kur politikanët e veshur me pushtet të jetojnë në pallatet shumëkatëshe e shumëhyreshe kapic e ngjitur me njëra tjetrën, e të thithin 24 orë ajrin e ndotur 18 herë më shumë se normat e lejuara të OBSH-së, e të vuajnë trafikun e rënduar e të numërojnë orët për të gjetur një vend të thjeshtë parkimi.

Vetëm atëherë ndoshta do t’i thërrasin mendjes që cilësia e jetesës në Tiranë dallon nga cilësia e videove me regji në rrjetet sociale.

Tirana meriton më tepër. Arsye më shumë për të protestuar të premten ora 11.00.

About Redaksia

Check Also

Lidhjet ruse të amerikanëve të Ramës dhe roli i Kryeministres serbe, Ana Bërnabiq

Arbër ZAIMI Në përurimin e një investimi amerikan për një park eolik në Shqipëri, dikush …