Tjetër skandal te Magjistratura, fryhet për herë të dytë me patronazhistë lista e të kualifikuarve

Një tjetër skandal është regjistruar ditën e sotme në shkollën e Magjistraturës nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes.

Të hënën (22 prill) është bërë provimi dhe në të njejtën ditën janë kontrolluar tezat me scantron. Në prezencë të të gjithëve, janë shpallur emrat e fituesve të cilët ishin vetëm 79. Ndërkohë që një ditë më pas, të martën, kur është shpallur lista zyrtare, në të rezultojnë 121 fitues. Pra, në listën e fituesve të konkursit janë shtuar 42 emra.

Ditën e sotme në listë shihet se janë shtuar edhe 10 emra të tjerë, duke shkuar kështu në 131.

Konkretisht, në provimin e Magjistraturës u renditën 442 konkurrentë, të cilët përgjatë tre fazave do të duhet të dilnin 20 kandidatë për gjyqtarë dhe 25 kandidatë për prokurorë. Faza e parë e provimit u mbaj në datën 22 prill dhe u renditën 79 fitues që duhet të kalonin në fazën e dytë. Ky rezultat u përmbys brenda pak orësh. Shkolla e magjistraturës në një deklaratë për median përmend se kur Scantron dha këtë rezultat u dyshua prej komisionit të vlerësimit elektronik duke sjellë rinumërimin dhe për këtë arsye lista shkoi në 121 fitues.

Përballë kundërshtimeve dhe një peticioni, shkolla e magjistraturës nuk e kreu provimin këtë të mërkurë  dhe së fundmi lista e atyre që do hyjnë në fazën e dytë të provimit deklarohet 131.

Kandidatët janë njoftuar se provimi do të mbahet ditën e nesërme (e enjte) në orën 08:00.

Veprimet brenda Shkollës së Magjistraturës duket se kanë një sfond korruptiv, me personazh kryesor Arben Rakipin.

   

Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një deklaratë në lidhje me skandalin e provimit të Magjistraturës, tha se kjo shkollë kaq e rëndësishme është infektuar me virusin politik të Partisë Socialiste.

Sipas Kasos, ky skandal është i padëgjuar për standartin shqiptar. Kaso vë theksin tek kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit aktual të shkollës Arben Rakipit, pasi sipas tij ai është personi që qëndron pas skandalit të rëndë.

 

About Redaksia

Check Also

Një reflektim personal për Dr. Sali Berishën, Kosovën dhe rrugëtimin e kombit shqiptar!

Nga Ramiz Tafilaj – Houston, ShBA, 15 qershor, 2026 Ka raste kur historia e një …