Berisha: SKAP-i në vend që të dënojë hajdutin kryesor, dënon çirakët e punësuar për këtë vjedhje

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar tha se, SKAP-i në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, organizatorin e vjedhjes, dënon qirakët e punësuar për këtë vjedhje. Berisha u shpreh a jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.

“Shtypja ndaj shqiptarëve nuk po bëhet vetëm policia.

Imagjinoni miqtë e mi një prokurori, një Skap i cili me hajdutin e zënë në flagrancë është i detyruar ta procedojë.

Por në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, në vend që të dënojë organizatorin e vjedhjes, kjo prokurori dënon qirakët e punësuar për këtë vjedhje.

Çfarë është kjo?

A jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.

Çfarë është kjo kafshëri që po u bëhet shqiptarëve.

Si fillim të vjedhin, pastaj prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë.

Në fund asnjë para nuk të kthehet ty, në fund policia merret me ty, të zvarrit, të merr në mesnatë. Pse? Sepse zemërove hajdutin që vodhi shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …