Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se nuk është kundër drejtësisë, por kur drejtësia bën padrejtësi, tëherë ne nuk mund të rrimë pa reaguar.

Duke e cilësuar arrestin për Berishën si të burgosur politik, Budina tha se duhet reagim i fortë.

“Si mendoni ju se Edi Rama apo Erion Veliaj do të dorëhiqen? Jo ore jo, ne duhet t’i shkulim ato, madje edhe t’i marrim zvarrë po të jetë e nevojshme.

Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve, kundër atyre që mbështesin këtë mafia që është instaluar në Shqipëri.

Ne nuk dalim në shesh për Sali Berishën, por dalim për të drejtat tona që na i vjedhin, që na masakrojnë”, tha Budina.

Ai tha se SPAK fle, mbron mafiozët Edi Rama dhe Erion Veliaj, ndaj edhe ne jemi kundër tyre, kundër këtij sistemi drejtësie.

“Edhe mosbindja civile nuk është thjesht të dalim ne këtu, të kryejmë veprime konkrete. Të organizojmë revolt, ku të gjithë tregëtarët të ulin qepenat, të bllokojmë rrugët me makina. Me fjalime këta nuk rrëzohen”, tha Budina.

About Redaksia

Check Also

BE çertifikon qeverinë “Rama” si hajdute të fondeve të saj, bllokon 30 milionë euro, SPAK po fle…

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur zakonisht si OLAF, ka zbardhur mashtrimin me fondet e …