Loja e SPAK në shërbim të Ramës, vetëm sa e ekspozon më keq si shërbëtor të pushtetit

Enton ABILEKAJ

SPAK bëri një njoftim të panevojshëm dhe të cunguar për padinë e Olsi Ramës. Me një komunikatë të pakërkuar për shtyp sqaroi se e rrëzoi padinë e Olsi Ramës për kallëzim të rremë sepse i padituri, Gazment Bardhi, nuk ka bërë kallëzim.

Me këtë njoftim, qëllimisht gjysmak, SPAK ushqeu mediat e Ramës, që mashtruan po qëllimisht opinionin, se Bardhi nuk ka bërë kallëzim.

E vërteta që fshehu SPAK për t’ i dhënë ushqim Ramës është se Bardhi nuk mund të bënte kallëzim kur faktet që dispononte nuk janë të reja, por të arkivuara në SPAK. Ai bëri një kërkesë që dosja e arkivuar, me këto fakte që ai i bëri publike të rihapet sepse ka mbetur pa u hetuar.

E vetmja mundësi ligjore që kishte, njësoj si në rastin e McGonigal, ku përsëri nuk bëri kallëzim, por i kërkoi SPAK të merrte dosjen në SHBA për të filluar hetimin. Sot ka një hetim për McGonigal për shkak të kërkesës që ka çuar Bardhi.

Kallëzimi në të dyja rastet nuk mund të bëhet, sepse personi nuk është disponuesi ekskluziv i fakteve, por i referohet një dosjeje ekzistente.

Kështu që loja e SPAK në shërbim të Ramës, vetëm sa e ekspozon më keq si shërbëtor të pushtetit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …