Politikanët italianë: Telefonata e Ramës me drejtorin e RAI-t, përpjekje për ndikim!

Në Itali vazhdojnë reagimet e forta nga politika pas telefonatës skandaloze të kryeministrit shqiptar, Edi Rama me drejtuesit e rrjetit publik italian RAI.

Deputeti i Aleancës së Gjelbër, Angelo Bonelli, njëkohësisht zëdhënës i kësaj force, ka komentuar telefonatën e kryeministrit Rama me drejtuesin e rrjetit publik italian RAI.

Në një intervistë për mediat italiane Bonell shprehet se, kontakti i drejtpërdrejtë i Ramës me drejtorin e RAI-t është një përpjekje për ndikim, ndërsa shprehet me ironi se tani RAI duhet të quhet Radiotelevizioni Shqiptar.

“Tashmë mund ta quajmë RASHI, Radio Televizioni Shqiptar Italian! Kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama me drejtorin e RAI, Paolo Corsini, përfaqëson një përpjekje për të ndikuar televizionin italian dhe në veçanti gazetarinë investigative.

Telefonata e kryeministrit Rama është një ndërhyrje e papranueshme që shkon përtej rastit të vetëm të ‘Reportit’ dhe prek një problem më të gjerë të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së medias shtetërore, e cila duhet t’i shërbejë interesit publik dhe jo të veprojë si mjet për interesat e politikanëve në detyrë. Jemi përballë një komisionerie politike, përfshirë edhe atë ekstraterritoriale, të RAI-t dhe bëhet nën drejtimin e kryeministres Meloni.

Është thelbësore të ritheksohet se TV shtetëror duhet të jetë i lirë nga çdo formë komisionerimi politik, për t’u garantuar qytetarëve informacion të saktë dhe të pamanipuluar”, shprehet Bonelli.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …