Alizoti: Këtu po refuzojnë të qëndrojnë dhe afrikanët, i biri i Kristaqit ja arriti qëllimit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti në fjalën e tij përpara demokratëve të Lezhës është shprehur se në Shqipëri po zbatohet një projekt ku po vidhet gjithçka.

“Shumë socialistë në Tiranë më thonë, Alizot mos ja përmend më babën, por dua t’i them që ai është i biri i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës i partisë që vrau dhe preu shqiptarët.

Dua të them dy fjalë, Shqipëria sot nuk gjendet në korrupsion, por ka një projekt ku vidhet vendi dhe ky projekt ka arritur qëllimin ku as afrikanët refuzojnë të qëndrojnë këtu.

Koha është e shkurtër dhe unë kam një mirënjohje për demokratët të cilët kanë gjithë jetën që marrin pjesë në protesta, që mbushin sallat dhe që kanë gjithë jetën që nuk vlerësohen dhe dop të vijë koha që do të vlerësohen.

Rrofshin demokratët dhe fitore e suksese të gjithëve”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se …