Rritja e taksave, “dhurata” e radhës që u bëhet qytetarëve të qarkut Fier

Nga Luan BAÇI

Nen shembullin e bashkise Patos qe e ka filluar me shpejt vjedhjen e qytetareve te vet, ne çmimin e ujit te pijshem edhe keto bashki duke filluar nga 18 Maj 2024 do te rrisin çmimin e ujit te pijshem nga 15 deri ne 20 % !

Vendimi i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) me kerkesen e ketyre bashkive, do ta rrisin çmimin e ujit, nga 105 leke / m3 qe eshte sot, per Fierin dhe Rroskovevin dhe 100 lek per Mallakastren, nga 18 Maji do te jene, plus 20% si per institucionet ashtu dhe per qytetaret!

Per bizeneset do te arrije ne 125 leke/ m3!

Do te rritet çmimi i largimit te ujrave te zeza deri ne dyfishim te tyre!

Fieri sot paguan 13 leke / m3, Rroskoveci 15 leke/ m3, Mallakastra 10 leke/ m3 per largimin e ujrave te zeza!

Tani do te paguajne dyfishin, pra shumezojeni me 2 kete çmim!

“Ky vendim hyn në fuqi më datë 18.5.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026” thuhet në vendimin e ERRU.

Kjo eshte ” dhurata” e radhes qe u behet qytetareve te qarkut Fier, pas riorganizimit qe beri rilindja drejtorive te ujesjelles- kanalizimeve!

Riorganizim qe rrit çmimin e ujit te ” pishem” qe nuk pihet, por shpesh here nuk bene as per te lare, pa vendosur filtra ne çezma, qe jane pagesa shtese per qytetaret

Furnizimi me uje eshte vetem disa ore ne dite!

Pompat dhe depozitat vazhdojne te jene prezente ne çdo tarace pallati dhe ballkon shtepie!

Atehere çfare behet me keto leke qe u merren qytetareve?

Ku i çojne?

Perse rritet me 20 % çmimi i ujit, kur eshte i pa pishem?

Kur nuk kemi uje 24 ore?

Kur nuk kemi uje pa pompe dhe pa depozite?

Po dyfishim i çmimit te largimit te ujrave te zeza per se behet?

Ne asnje njesi vendore te bashkise Fier nuk ka kanalizim te ujrave te zeza, por ka vetem gropa te zeza qe mbledhin ujrat e zeza dhe derdhje ne ambiente te lira ku ndotja eshte skandaloze!

Riorganizimi ishte per te vjedhur qytetaret?

Na thoni çfare perfitojne qytetaret dhe bizneset nga ky organizim i juaji, perveç se do te paguajne dy here me shume se çfare kane paguar deri tani?

Ne Fier kemi lagje te qytetit me gropa te zeza, jo gropa “septike” qe do te ishin disi te pranueshme, por nuk jane te tilla, por jane gropa te bera nga vet banoret dhe pastrohen po nga vete ata!

Ky eshte nje turp i bashkise Fier, qe mburret me miliona euro te hedhura dhe te vjedhura ne fasadat e rruges kryesore te qytetit dhe me pastrim- sistemimin e Gjanices qe ka kushtuar nje djall e gjysme dhe perseri eshte e ndotur dhe jo e sistemuar teresisht!

Qytetare te Fierit, Mallakastres, Rroskovecit dhe Patosit, demokrate, socialiste dhe pa parti, kjo eshte nje tjeter vjedhje, qe do t’ju behet duke filluar nga 18 Maji i ketij viti.

Ky eshte nje vendim qe eshte marre nga kryetaret tuaj te bashkive dhe eshte nje vjedhje qe nuk duhet ta pranojme!

Te gjithe vidhemi njesoj dhe vazhdimisht!

Keta nuk ndalojne!

Duhet reagim! O sot o kurre!

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi