Noka: Nëse SPAK vepron në emër të ligjit, nesër e arreston Veliajn!

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se, SKAP duhet ta pyesë Veliajn ku shkuan 130 mln euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Noka tha se, Nëse SPAK vepron në emër të ligjit, nesër arreston Veliajn.

“SKAP nëse do të flasë në emër të drejtësisë dhe jo partisë, duhet ti paraqesë 5 dokumentet që flenë në dosjen e Arben Ahmetajt, që vetë kreu i SKAP, Altin Dumani, i disponon.

Si Shkëlqim Cani edhe Arben Ahmetaj, njëri tre herë dhe tjetri 2 herë, e kanë kundërshtuar Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës.

SKAP duhet ta pyesë Veliajn ku shkuan 130 mln euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Nëse SKAP do të flasë për drejtësi, duhet t’i tundë shkresën e atyre 60 mln eurove që kanë ikur në Zvicër.

Nesër SKAP ka dy rrugë: ose të rrëzojë dosjen që ka hetuar Dumani për Ahmetajn, ose të arrestojë Erion Veliajn.

Erion Veliaj paguan 12 mln euro në vit duke mbuluar kështu faturën për inceneratorin fantazëm, të cilin Qeveria kundërshtoi që ta paguante”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …