Tatimi për profesionet e lira, Bylykbashi: Rama i preu në besë, të gjithëve ju ka ardhur fatura!

Deputeti Oerd Bylykbashi, ka komentuar nga foltorja e Kuvendit skemën e re të tatimit për profesionet e lira. Ai tha se qeveria i preu në besë, pasi ju premtoi zero taksa për ata që bëjnë deri në 140 milionë lekë në vit xhiro.

Më tej ai shtoi se profesionistët e lirë janë viktima të një mekanizmi të madh grabiqar qeverisës.

Bylykbashi: Të gjithëve ju ka ardhur fatura, e kurthit që ju ju ngritët. Të gjithë këta profesionistë të lirë, mjekë, inxhinierë, kontabilistë, avokatë, po përballen me fatura shumë milionshe, 5,6, 7, 10 milionë lekë që do të paguajnë në vit. Ju ju keni bazuar xhiron me fitimin. Këta profesionistë të lirë që përfaqësojnë familjet e tyre, të gjithë këta përballen me këtë situatë skandaloze.

Ka një themel të gjithë kësaj, pasiguria juridike. Një pjesë e profesionistëve e kuptojnë, por disa të tjerët duhet t’ua shpjegosh më thjeshtë. Rama ju premtoi atyre se kush është nën 140 milionë lekë të vjetra xhiro do ta kenë situatën zero, dhe ju e bëtë për ca kohë, dhe disa prej tyre nuk kanë deklaruar kostot e larta. Dhe sot të gjithë këta janë zënë gafil dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Të gjithë këta sot kanë të njëjtin hall. Gjithë gjithë 30 milionë euro llogaritet tu merrnin ju këtyre me tatime. 30 milionë euro është skema korruptive e 5D-së.

Ndoshta tani ka ardhur momenti ta kuptojnë se janë viktima të një mekanizmi të madh grabiqar qeverisës. Sot një profesionist i lirë paguan 15% nëse faturon më shumë se 140 milionë lekë të vjetra, ndërkohë një që shet byrek nuk e ka kaq, e ka zero.

About Redaksia

Check Also

Shembja me turp e mitit te reformës ne drejtësi, si streha e fundit e narkoshtetit!

Nga Petrit VASILI Reforma ne drejtësi nga një moment transformimi pozitiv i sistemit te drejtësisë …