Argita Malltezi: Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn, prokurorët i ka kolegë në vjedhje!

Argita Malltezi, e cila ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme të opozitës ka komentuar paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK. Në një prononcim për News24, vajza e liderit të opozitës, Sali Berisha, u shpreh se, Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë.

Argita Malltezi tha se, kryeprokurori Altin Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn, i cili sipas saj është në të njëjtat kushte si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

“Unë pyes qytetarët se a është lajm i mirë kur kryebashkiaku del nga prokuroria dhe thotë dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë si opozitarë në vjedhje apo si? Ai nuk është jurist, nuk ka formim juridik, qartazi ai ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës sic janë korrupsioni dhe vjedhja. Cdo njeri duhet ta bëjë vetë analizën në dy aspekte.

Veliaj është i zhytur në këtë aferë më shumë se Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka 5 shkresa që thotë jo. Në rastin e Veliajt, është në të njëjtat kushte dhe cështje si Ahmetaj dhe Dumani ka mbyllur sytë. SPAK është një konglomeratë prokurorësh”, u shpreh ajo mes të tjerash.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …