Paloka: Shkoi herët që të shmangte protestat, por dikush e ka futur në kurth edhe për këtë!

Deputeti i PD, Edi Paloka shkruan se, kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit më herët në SPAK për të shmangur protestat kundër tij, por pikërisht në atë kohë po zhvillohej gjyqi për protestuesit kundër tij.

Ishin familjarët dhe mbështetësit e këtyre protestuesve që iniciuan një protestë sapo mbërriti Veliaj, duke e thirrur o “Hajdut”, “O plehër”!

“Kur të braktis edhe fati…!

Ka vajtur një orë përpara që t’ia hedhë pikërisht atyre që mund të dilnin të protestonin kundër tij… po zgjodhi gabim; ka vajtur në orën kur zhvillohej gjyqi pikërisht për protestuesit kundër tij tek bashkia.

Dikush e ka futur në kurth edhe për këtë!”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …