Skandali/Gruaja e Shalsit, 930 mijë euro nga projekti qeveritar i burrit dhe shokëve të tij

Në raportin e qeverisë shqiptare, që iu paraqit partnerëve të qeverive të Italisë e Kroacisë, për stafin e drejtimit të projektit, u mashtrua sikur gruaja e Eduard Shalsit ishte Drejtore e Përgjithshme e Efiçencës së Energjisë në Ministrinë e Energji- Infrastrukturës…

Në listën me 145 zyrtarë të lartë, që BKH i ka dërguar ILDKPI, për informacion lidhur me verifikimin e burimit të pasurive të tyre, është dhe deputeti Eduard Shalsi, ish-Zv/kretar i Bashkisë-Tiranë, ish-Ministër Shteti për Pushtetin Vendor e Anti-Korrupsionin, ish-Ministër për Sipërmarrjen dhe prej 3 vitesh Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave.

Shahisti Eduard Shalësi, është kapur “mat” në disa lëvizje financiare, që sipas BKH, rezulton se prej vitit 2004 kur u emërua Drejtor Kabineti e Zv/kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe deri në vitin 2022, pasuria e tij e deklaruar është shtuar 7 herë.

Nga 97 milionë lekë, megjithëse me pagë 1000 Euro e pagë 700 Euro të gruas me aktivitet privat “Person fizik”, pasuria e tij arriti 680 milionë lekë; por sipas BKH, ka gjurmë për fshehje të 1.8 milionë Euro pasuri në Fier e Tiranë te njerëzit e gruas dhe në Durrës, Korçë, Vlorë etj.

Po si i ka siguruar këto pasuri të deklaruara e të pa deklaruara, Eduard Shalsi, propozuesi  i komisionit për marrjen në kontroll qeveritar, të veprimtarisë së SPAK e Gjykatës së Posaçme?

“Pamfleti” disponon prova aferash të Shalsit, një nga të cilat po e publikojmë sot, lidhur me përfitimet e gruas Eranda Shalsi, nga projektet financiare shtetërore, si burri i Olta Xhackës.

Më 1 shtator 2020, kur Eduard Shalësi ishte Ministër i Sipërmarrjes, qeveria shqiptare në bashkëpunim me organizata partnere të qeverisë së Italisë e Kroacisë, nisën projektin “REEHUB PLUS”, me objekt nxitjen e efiçiencës së energjisë së pavarur nga bizneset e në ndërtime.

Babëzia/ Gruaja e Eduard Shalsit, 930 mijë Euro vetëm në 1

Ky projekt me vlerë 718 mijë e 200 Euro, u negociua dhe u promovua nga Ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ndërsa për zbatim i kaloi Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë, si ministri e linjës me pjesëmarrjen e Enti Rregullator i Energjisë.

Për të drejtuar dhe menaxhuar projektin në bashkëveprim me bizneset, ministrja Belinda Balluku, emëroi Eranda Shalsin, gruan e Ministrit të Sipërmarrjes, Eduard Shalësi; e cila ishte dhe është në aktivitet privat “Person Fizik me Nipt: L61810028K, me punonjëse vetëm veten e saj.

Por në raportin shoqërues, që qeveria shqiptare u paraqiti partnerëve të qeverive të Italisë e Kroacisë, për stafin e drejtimit të projektit, gruaja e Eduard Shalsit është deklaruar si Drejtore e Përgjithshme e Efiçencës së Energjisë në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës.

Në raportin e hartuar nga drejtuesja e projektit, Eranda Shalsi në emër të ministrisë, thuhet se projekti përfundoi me sukses brenda afatit të 22 shkurt 2022, shoqëruat me pamje e raport financiar, sikur u shpenzua fondi 718 mijë e 200 Euro në konsulta me biznesmenë e qytetarë.

Por sipas Ministrisë së Financave, në muajin maj 2022, gruaja e Eduard Shalsit i kërkoi Ministrisë së Energjisë dhe mori një fond shtesë sa 25% e fondit të projektit, baras, me 213 mijë Euro, që në total u bënë 930 mijë Euro, për gjoja zgjerimin e projektit në disa sektorë e qytete.

Nuk dihet, se çfarë efekti pati ai projekt sensibilizimi për energjinë, por dihet, që gjatë e pas gjoja zbatimit të tij, Eduard Shalsi shtoi një apartament, rinovoi vilën ku banon e bleu makinë të re, ndërsa gruaja e tij shtoi disa llogari bankare nga 15 milionë lekë deri në 35 milionë lekë.

Në vijim do publikojmë fakte, nga ndikimi i Eduard Shalësit te oligarkët dhe ndërtuesit, për të marrë miliona lekë fonde shtetërore, nëpërmjet gruas të paguar si gjoja konsulente në investimet shtetërore që bëhen me tenderë nga ministritë, Bashkia Tiranë, si dhe rindërtimi, KESH, OSHEE, OST, FSHZH, arsimi, shëndetësia dhe 8.5 milionë Euro paga lufte të bizneseve, kur shahist Shalsi ishte ministër etj., etj./Pamfleti

About Krye Redaktor

Check Also

BE çertifikon qeverinë “Rama” si hajdute të fondeve të saj, bllokon 30 milionë euro, SPAK po fle…

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur zakonisht si OLAF, ka zbardhur mashtrimin me fondet e …