Veliaj thirret në SPAK, qytetarët “i zënë” rrugën: O hajdut…O plehrë! (Video)

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Erion Veliajn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kryebashkiaku i Tiranës është thirrur për të dhënë “llogari” në SPAK pas disa aferave korruptive duke nisur nga inceneratori dhe duke përfunduar në skandali “5D”, ku 5 drejtorë të emëruar prej tij kanë përfunduar në burg për akuzën e vjedhjes së miliona eurove.

Në momentin kur Veliaj ishte duke hyrë në ambientet e SPAK-ut, disa qytetarë të pranishëm i kanë thirrur: “O hajdut…O plehrë…”; “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.

Kërkesave të qytetarëve, Veliaj iu përgjigj duke thënë: “Kërkojani Fariut”, duke ironizuar demokratin Klevis Balliun e pranishëm në hyrje të SPAK-ut. Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

Burimet mediatike bëjnë me dije se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Prokurorët kanë interesa të pyesin për pagesat për përpunimin e mbetjeve dhe dherave, bëhet fjalë për një faturë të majme rreth 130 mln euro.

  • Momenti kur Veliaj futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme:

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …